⇁Anxhela Peza, Psikologe Klinike dhe Këshillimi Liç. 322, Psikoterapiste BWRT & EMDR

Ju Prezantohem
Unë jam Anxhela Peza, Psikologe, Pedagoge, Shkrimtare. Jam e martuar dhe nënë e një djali. Jetoj dhe punoj në Tiranë. Arsimin e mesëm e përfundova në gjimnazin e përgjithshëm “Petro Nini Luarasi” dhe studimet e larta i kreva në degën e Psikologjisë.
- Mbart tituj si;
Psikologe Klinike dhe Këshillimi, liçensuar nga Urdhëri i Psikologut në Republikën e Shqipërisë nr. 322. Psikoterapiste Adleriane formim akademik katër vjeçar i nivelit të tretë, nga Associazione di Psicologia Individuale Alfred Adler Milano. Psikoterapiste BWRT, anëtare e liçensuar në institutin Terence Watts BWRT, Londër Uk. Psikoterapiste EMDR anëtare e liçensuar në EMDR Europe, Romë.
- Përvoja Profesionale;
Punoj në klinikën time “Psikolife” që nga viti 2013. Jam specialiste veçanërisht për trajtimin e Ankthit dhe Traumës. Fokusi im i terapisë është kryesisht me target grupin e të rinjve. Jap mësim në universitetet e Tiranës, me lëndët psikologji klinike, psikodiagnostikë, psikologji konjitive.
Asistoj si psikologe në projekte me organizatat ndërkombëtare dhe në të njejtën kohë jam bashkëpunëtore e disa institucioneve shtetërore.
Prej vitit 2012 e deri tani, jam person publik në median vizive dhe të shkruar, për të dhënë opinionin tim si psikologe dhe autore librash në letërsi dhe psikologji.
Në 2024 marr çmimin nga Urdhëri i Psikologut në Republikën e Shqipërisë si;
“Psikologu më i mirë i vitit 2024”
Botime
Jam autore e librave në letërsi dhe bashkautore e librave në psikologji.
Librat në Psikologji
- Paraadoleshenca - sfidat e prindërimit
- Teknikat në Psikoterapi
- Teknikat për trajtimin e Ankthit
Librat në Letërsi
- Verbëri Kotësie
- Zemër me Kockë
- Zonja Tirana
- Pengu i një mentalieti
⇁ Shërbimet për problemet që mund të keni

Çrregullimet e ankthit

Çrregullimet e humorit

Çrregullimet në të ushqyer

Problemet në çift (Divorcet dhe post-divorcet)
Seancat zgjasin rreth 50 – 60 minuta me një frekuencë një herë në javë.
Si organizohet procesi një senace psikologjike?
Në përgjithësi 2-3 seancat e para nevojiten për të kuptuar tipologjinë e problemit, dhe si mund të programohet terapia në vazhdim. Kohëzgjatja e procesit nuk mund të përcaktohet gjithmonë paraprakisht, pasi varet nga natyra e shqetësimit, nevojat individuale dhe motivimi për ndryshim.
Konsultimet online kanë të njejtën procedure dhe mund të zhvillohen përmes me e-mail, komunikimit zanor ose skype (Peza Anxhela).
Seancat Psikologjike mund të zhvillohen në gjuhën; Shqipe, Italiane dhe Angleze.

Bli Online Librat e mi
Të dashur vizitorë të faqes, ju mund të blini librat e mi nga shtëpia. Mjafton të kontaktoni në modulin e kontaktit dhe të kryeni pagesën në bankë. Libri do të dërgohet me postë në adresën tuaj. Të dhënat për të kryer pagesën: Banka Kombëtare Tregtare, dega "Rrgua Elbasanit", me NR LLOGARIE: 403003326CLIDCFEURNO dhe IBAN 1320511038003326CLIDCFEURN
⇁ Jeni të interesuar? Le të flasim...
Adresa
Dr. Anxhela Peza, Psikologe Klinike dhe Këshillimi Liç. 322, Psikoterapiste Adleriane, BWRT, EMDR
Sheshi Wilson pranë qendrës Olimpia Klinika Psikologjike “Psikolife””
E-mail ap.peza@gmail.com
Celular: 0672058116




