Probleme në çift

08/06/2026

Probleme në çift

08/06/2026

Njeriu mund të kalojë vite duke u përpjekur të kuptojë veten dhe përsëri të mbetet me shumë dilema. Dhe një nga pyetjet më të vështira që mund t’i bëjë vetes nuk është:

                               “Çfarë kam unë ?”, por: “Çfarë po ndodh me mua ?”

Studio e psikologut është një hapësirë ku njeriu mund të ndalet për pak, nga vrapi i jetës. Një vend ku mund të flasë pa pasur nevojë të duket i fortë, i qetë, i suksesshëm apo i sigurt. Është hapësira ku mund të dëgjohet nga një profesionist, dhe më e rëndësishmja, është të fillojë të dëgjojë veten e tij.

Kur e nisa këtë rrugëtim profesional, kanë qënë të shumtë njerëzit që më kanë pyetur;

— Po si të dukem unë? — A kam nevojë për psikolog? — A dukem rëndë? — E gjen dot çfarë kam unë? — Ti je psikologe, por unë nuk kam nevojë për psikolog. — Oh, sa mirë që je psikologe! — Kam shumë nevojë për psikolog. — A mund të kem kontaktin tuaj? Dua të vij për një seancë…

Në dukje, këto janë pyetje të ndryshme, por pas tyre shpesh fshihet e njëjta nevojë emocionale: Të gjitha këto pohime, në thelb shprehin nevojën e njeriut për tu kuptuar, sepse shpesh gjatë jetës ky njeri është ndjerë i pasigurtë. Është zhgënjyer, trembur, i ndjerë në faj, i ngecur me ndonjë situatë. Mund të jetë lodhur duke qenë i fortë. Mund të ketë ngecur në një marrëdhënie, në një humbje, në një kujtim apo në një frikë që nuk di si ta shpjegojë.

Ka ende nga ato njerëz që ndoshta ende nuk e dinë rëndësinë e terapisë psikologjike, se sa dobi sjell në jetën e një njeriu. Qëllimi terapeutik nuk vjen drejtpërdrejtë më sëmundjen. Por kur njeriu, nuk dëshiron të vazhdojë të jetojë në të njëjtën mënyrë.

Terapia psikologjike nuk është një vend ku ti orientohesh si duhet të jetosh, as ka receta të gatshme për jetën, e as përgjigje magjike.  Është një marrëdhënie në të cilën, ngadalë, fillon të shohësh më qartë atë që ke qenë duke e shmangur, atë që ke frikë ta pranosh, dhe atë që ke harruar për veten.

Sepse ndonjëherë ajo që na dhemb nuk është vetëm ajo që na ka “ndodhur”. Është edhe mënyra se si kemi mësuar të jetojmë me të.

Dhe gjysma e punës është kur bashkëpunon në ketë proces. Aty fillon puna e vërtetë.

Të njohësh veten tënde. Të shërosh fëmijën brenda teje. Të lësh të shkojë, atë që nuk të përket më. Të gjesh një mënyrë tjetër për të qenë mirë me veten dhe me të tjerët.

Kujdesi për shëndetin mendor dhe shpirtëror është një nga investimet më të vlefshme që njeriu mund ti bëjë vetes së tij. Sepse kur fiton më shumë vetëdije, fiton edhe më shumë liri për të zgjedhur. Kjo është një nga dhuratat më të mëdha të terapisë: jo të bëhesh dikush tjetër, por të kthehesh më pranë vetes.

“Psikologu në jetën tënde është ai që mund të ecë me ty për një pjesë të rrugës, ndërsa ti fillon të kuptosh se kush je, nga ke ardhur dhe, mbi të gjitha, ku dëshiron të shkosh”.

Anxhela Peza

Psikologe / Psikoterapiste

Cel; 0672058116