Psikologe Online

24/12/2024

 Vetja Ime, Psikologu dhe Terapia

01/09/2026

Psikologe Online

24/12/2024

 Vetja Ime, Psikologu dhe Terapia

01/09/2026

Ajo çka dua të vë në vëmendje është se; në thelb, shumica e problemeve lidhen me mënyrën si çiftet komunikojnë dhe menaxhojnë konfliktet, jo vetëm me vetë natyrën e problemit.

Problemet në një martesë zakonisht nuk vijnë nga një arsye e vetme, por nga një kombinim faktorësh që grumbullohen me kohën. Disa nga shkaqet më të zakonshme janë:

Mungesa e empatisë gjatë komunikimit Gjatë një bisede, shpesh krijohet tendenca e vetmbrojtjes, e akuzës ndaj tjetrit, apo sjellja e argumentave të tjerë për të kundërshtuar një mendim, ndjesi, përcaktim. Duke mos u kujdesur për emocionin e tjetrit, krijohet zemërim. Sepse nevoja për tu dëgjuar, kuptuar nga tjetri të kthehet në bumerag. Ikën dëshira për të komunikuar përsëri. Kur partnerët nuk flasin hapur për ndjenjat, shqetësimet apo pritshmëritë.

Konfliktet e pazgjidhura
Debatet e përsëritura për të njëjtat çështje (ekonomia, familja, xhelozia, respekti i hapsirës së tjetrit etj.) që nuk zgjidhen, por shtyhen, shpesh përkeqësojnë marrëdhënien.

Prindërimi Kur vijnë fëmijët në jetë e tjetërson rutinën e çiftit. Kujdesi dhe përgjegjësit ndaj tyre, krijon konfuzione. Kjo dhe për ndarje të roleve. Në përditshmëri akuzohet njeri apo tjetri se nuk di të prindërojë apo të ushtrojë autoritetin. Me fëmijët në mes ndryshon e gjithë dinamika e çiftit.  

Problemet financiare
Stresi për menaxhimin e parave, është një ndër arsyet kryesore të tensioneve në çift.

Mungesa e besimit
Duke përcaktuar limte në sjellje, veprime, njeriu shkon drejt gënjeshtrave, manipulimeve për të ruajtur opinionin dhe humorin e tjetrit. Duke bërë atë që tjetri do. Jo atë që dëshiron ti. Këto krijojnë dyshime të vazhdueshme mund ta dëmtojnë rëndë lidhjen.

Roli dhe pritshmëritë e paqarta
Kur secili ka ide të ndryshme për rolin e tij në martesë (punë, fëmijë, përgjegjësi), lindin pakënaqësi, përplasje egosh.

Ndryshimet personale
Përgjatë viteve të martesës ndodh që njëri nga partnerët të zhvillohet profesionalisht, intelektualisht, ekonomikisht, më shumë se tjetri. Me këto ndryshime kur nuk gjendet përshtatshmëri. Ndodh largimi emocional.

Mungesa e intimitetit
Intimiteti seksual është shumë i rëndësishëm. Madje që në fillimet e veta duhet të ketë shumë kimi në këtë process. Pasi dhe pajtimet e ëmbla vijnë nëpërmjet kësaj marrëdhënie. Edhe kur kjo zbehet apo mungon, çifti ka si kujtesë, se sa pasion, kënaqësi ka kjo marrëdhënie edhe kur rikthehet. Por kur interesi seksual bie. Çifti është në një krizë të thellë.

Ndikimi i jashtëm
Për motive apo arsye të ndryshme kur dinamikat me të afërm, familjarë, shoqëri ndryshojnë dhe ndikojnë në çift si krijimi presioneve, tensioneve, shtohen zënkat.

Stresi dhe lodhja
Problemet në punë, shëndeti apo përgjegjësitë e përditshme ndikojnë drejtpërdrejt në marrëdhënie.

Psikologe klinike dhe keshillimi

Psikoterapiste

Anxhela Peza

0672058116