Disa gjëra të çuditshme që ne shikojmë tek njerëzit
30/01/2021
PËRSE NDAHEN ÇIFTET ???
28/10/2021

Kemi dëgjuar ose pohuar dhe ne vetë konkluzione të tilla si; ajo e ka burrin shumë xheloz, apo gruaja e tij fiksohej duke e kontrolluar. Kemi raste kur dikush është gjithnjë i pakënaqur ka dyshime për çdo gjë. Asgjë nuk i pëlqen, nuk kënaqet kollaj. Në rastet kur vihet re se ka një gjë që nuk shkon tek individi janë shembuj si; po më përgjojnë, po më ndjekin, po më sulmojnë etj, janë mendime paranojake me natyrë persekutimi ose besime konspirative në lidhje me kërcënim të përceptuar drejtë vetes. Këto kanë fillesa dyshimesh, dyshimet kthehen në mendime fikse ( obsesione ) ku më pas kthehen në paranoja.

Paranojë do të thotë një shqetësim psikik i karakterizuar nga një delir i kthjellët; edhe pse ka një perceptim të shtrembëruar të realitetit, njeriu paranojak ka një logjikë mendimi mjaft koherente. Paranoja është instinkt ose proces mendor që është i ndikuar nga ankthi i ekzagjeruar, shpesh deri në pikën e deluzioneve dhe irracionalitetit. Bërja e akuzave falso dhe mosbesimi i përgjithshëm ndaj të tjerëve shumë shpesh e shoqërojnë paranojën. Për shembull, një incident që shumica e njerëzve do ta shihnin si aksident apo koinçidencë, personi paranojak do ta interpretojë të qëllimshëm. Paranoja është simptoma qendrore e psikozës.

Invidividi paranoid ka dyshime të pamotivuara dhe mosbesimin kundrejt njerëzve të tjerë. Të dyshuarit mund të jetë tepër e justifikuar dhe përshtatës në situata lufte apo tepër stresante, pacientët paranoidë nuk mund të braktisin dyshimet e tyre edhe përballë disa fakteve bindëse, dhe kundërshtuese të dyshimeve të tyre. Pacienti paranoid është vëzhgues i mirë, vigjilentë, dhe i fshehtë. Janë persona që ju i pëlqenjë gjyqet dhe ne biseda është tepër moralizues.  Nuk karakteriozohet nga humori, mban seriozitet, ka vështirësi të shfaqë emocionet e ngrohta, dhe ka një logjikë mbreslënëse. Hulumton zakonisht mjetet e komunikimit dhe i pëlqen elektronika. 

Disa lloje më të zaknoshme paranojash që shfaqen tek njerëzit.

  • Mendimi se dikush mund ta vjedhë, ta lëndojë ose ta vrasë.
  • Ndjesia sikur të gjithë po e shikojnë dhe / ose flasin për të.
  • Mendimi se njerëzit qëllimisht po përpiqen t’ju përjashtojnë ose t’ju bëjnë të ndiheni keq.
  • Besimi se qeveria, një organizatë ose një individ po i spiunon ose po i ndjek.
  • Interpretojnë gjeste të caktuara të fytyrës midis të tjerëve (të huaj ose miq) si një lloj shakaje të brendshme që ka të bëjë me të.
  • Mendimi se njerëzit po qeshin me të ose pëshpërisin për të pas shpinës së tij (mund të shoqërohet me halucinacione).

Forma tipike e paranojës është deliri i persekutimit, çrregullimi i personalitetit paranojak (PPD).

Në çrregullimet e tjera psikotike, paranoja është gjithashtu një simptomë e çrregullimeve të tjera psikotike, siç janë çrregullimet skizofreniforme, lajthitje dhe skizotipale. Simptoma të tjera përfshijnë frikë ekstreme dhe irracionale, halucinacione vizuale dhe dëgjimore, fjalim i paorganizuar, tërheqje shoqërore dhe ndjenja të vazhdueshme të të shikuarit. Njerëzit që përjetojnë PPD, skizofreni, çrregullim skizoefektiv ose ndonjë çrregullim tjetër psikotik zakonisht nuk janë të gatshëm të kërkojnë kujdes mjekësor. Paranoja mund të shfaqet dhe me mënyra të tjera, si për shembull, në rastin e delirit mistik apo megalomanisë. Disa nga këto forma mund të alternohen në brendësi të të njëjtit kuadër klinik. Paranoja shfaqet dhe në psikozat kronike, si çrregullimet bipolare dhe në disa forma të skizofrenisë. Ajo gjithashtu mund të shfaqet dhe nga kushte të tjera si marrja e stimulantëve, mes të cilave kokaina dhe anfetamina. 

Trajtimi i paranojës zakonisht bëhet përmes ilaçeve dhe terapisë njohëse të sjelljes. Elementi më i rëndësishëm në trajtimin e paranojës dhe çrregullimit deluzional, është ndërtimi i një marrëdhënie të besueshme dhe bashkëpunuese për të zvogëluar ndikimin e mendimeve iracionale të frikës dhe përmirësimin e aftësive shoqërore. Mund të jetë e vështirë të trajtohet një person me paranojë, pasi simptomat rezultojnë në nervozizëm të shtuar, ruajtje emocionale dhe armiqësi të mundshme. Shpesh herë, progresi në iluzionet paranojake dhe veçanërisht çrregullimi delusional është i ngadaltë. Pavarësisht se sa i ngadaltë është i mundur procesi, rikuperimi dhe rilidhja është e mundur.

Psikologe Anxhela Peza cel: 0672058116