Seancat tek psikologu

09/05/2020

Feja dhe Problemet e Shëndetit Mendor

13/07/2020

Seancat tek psikologu

09/05/2020

Feja dhe Problemet e Shëndetit Mendor

13/07/2020
  • Keni humbur qetësinë ?
  • Ju ndiheni të pasigutë, të shqetësuar për pjesën më të madhe të ditës?
  • Nuk rehatoheni lehtë, këni probleme me gjumin?
  • E keni të vështirë të kontrolloni shqetësimin tuaj?
  • Ndodhitë apo ngjarjet e ditës i përjetoni me tension, shpesh nën një këndvështrim katastrofik?
  • Keni frikë për shëndetin tuaj apo të njerëzve të afërt, frikë se ndonjë sëmundje apo një aksident mund të dëmtojë njerëzit tuaj të dashur?
  • Jeni bërë tepër të ndjeshëm e herë herë nuk arrini të kontrolloni emocionet?
  • Keni filluar të mos ndiheni mirë fizikisht si; dhimbje koke, marrje mendësh, shqetësime të sistemit gastro-intesinal, probleme të frymëmarrjes, tension muskular?

Këto simptoma kur kanë një kohëzgjatje prej mëse 6 muajsh njihen ndryshe si çrregullime të Ankthit të Përgjithësuar, një çrregullim i cili prek rreth 5% të popullisë, të paktën një herë gjatë jetës së tij. Ankthi kronik është paralizues, na detyron të shpenzojmë shumë energji emocionale dhe ndërhyn në aktivitetet tona të përditshme, duke na bërë të ndihemi të lodhur fizikisht dhe të ngarkuar psikologjikisht. Për fat të mirë për të gjithë ata që bashkëjetojnë me ankthin është çdokush mund të mësojë të menaxhojë ankthin nëpërmjet teknikave të ndryshme. Këto teknika mund të përdoren nga kushdo për të mbajtur në kontroll simptomat e ankthit dhe për tu ndjerë më mirë. Duke theksuar ama se në rastet e nivelit të lartë të ankthit ndihma e psikologut apo psikoterapistit  është e nevojshme.

Ankthi nuk është vetëm psikolog, por edhe shkaktohet dhe shoqërohet dhe me reagime fiziologjike. Kur përjetoni ankth zemra ju rreth fort, frymemarrja shpeshtohet, muskujt tensionohen dhe duart ju djersiten. Ndërsa kur jeni të relaksuar ndodh komplet e kundërta. Si mund ta kurojmë.

Terapia Farmakologjike: për trajtimin e ankthit parashikohen përdorimin e benzodiazepinave dhe anti depresivëve. Grupi i benzodiazepinave përdoret më tepër në fazat akute të çrregullimit dhe ndihmon në uljen e intensitetit të ankthit por nuk e eleminojnë atë. Përdorimi i zgjatur i tyre mund të krijojnë varësi.

Teknika relaksimi: ekzistojnë teknika të ndryshme gjatë procesit terapeutik të autokontrollit që shkojnë nga mendimi pozitiv, deri tek autohipnotizimi etj.

Terapia Adleriane: interpreton se çdo sjellje ka një qëllim.
Për shembull ; “Çfarë po përpiqet të shmangë apo të arrijë personi përmes ankthit?” Ankthi mund të shërbejë për të shmangur rrezikun e dështimit. Mund të jetë mënyrë për të ruajtur kontrollin. Mund të mbrojë nga ekspozimi social. Terapia synon të zbulojë kuptimin e tij. Pastaj ndërtohet guximi për të jetuar pa pasur nevojë për atë strategji.

Terapia BWRT: e bazuar në neuroshkencë, një terapi e re dhe e shpejtë e cila është shumë efektive për të ndihmuar dhe eleminuar të gjitha llojet e ankthit.

Terpia EMDR: ndihmon trurin të “përfundojë” përpunimin e përvojave traumatike që kanë mbetur të bllokuara. Gjatë procesit terapeutik dhe ndërgjegjsimit, simptomat e ankthit zakonisht zbuten ndjeshëm.

PSIKOLOGE / PSIKOTERAPISTE

ANXHELA PEZA CEL; 0672058116 e-mail: ap.peza@gmail.com