Psikologu online dhe seancat psikologjike

03/05/2020

Probleme me ankthin

16/06/2020

Psikologu online dhe seancat psikologjike

03/05/2020

Probleme me ankthin

16/06/2020
Lini takimin tuaj: Cel:0672058116
Psikologe Anxhela Peza

Këshillimi psikologjik ndihmon njeriun për të kuptuar vetveten, të orientohet mbi problemin emocional dhe psikologjik që ka. Çdo psikolog ndjek një perspektivë të caktuar në formimin e tij profesional. Seancat zgjasin rreth 50-60 minuta, dhe frekuentohen një herë në javë. Në përgjithësi 2-3 senacat e para nevojiten për të kuptuar tipologjinë e problemit, dhe se si do mund të programohen senacat në vazhdim. Ama jo gjithmon është e mundur të përcakohet paraprakisht kohëzgjatja e terapisë. Kjo varet nga lloji i shqëtesimit (çrregullimit) psikologjik dhe motivimi i personit për ndryshim. Gjysma e punës është kur klienti e ka gadishmërinë për të përmisuar cilësinë e jetës. Unë punoj me terapi të shkurtër 10-16 senaca por sipas specifikës së shqetësimit mund të shkojë më pak ose më shumë. Se si funksionon terapia, mund ti komunikohet klientit përgjatë seancave. Konsulencat online kanë të njejtën proçedurë. Proçesi terapeutik zhvillohet në kofidencialitet të plotë, sipas ligjit të etikë në bisedën klinike. Duke garantuar një ambient të sigurt për të ndarë pjesë nga jeta juaj.