Feja dhe Problemet e Shëndetit Mendor
13/07/2020
DEPRESIONI (Gjendja shpirtërore)
05/10/2020

Dilema e shumë njerëzve është nëse psikologu mund të zgjidhë problemet? Një përgjigje e tillë do të ishte PO edhe JO.

PO, sepse psikologu ju orienton mbi problemin që ju mund të keni, ju bën të njiheni më mirë më të. Duke kuptuar problemin tuaj ju bëheni të vetëdijshëm me çfarë keni bashkëjetuar deri tani. Psikologu ndihmon të kaloni nga shmangia e emocioneve që mund të jeni duke e bërë pavetëdije, në identifikimin dhe rregullimin e këtyre emocioneve. Një psikolog mund t’ju ndihmojë të kuptoni se çfarë është në dorën tuaj e çfarë mund të bëni në atë drejtim. Sigurisht ka elementë që nuk varen nga njeriu.

Duhet thënë dhe JO, sepse psikologu nuk u ofron zgjidhje të menjëhershme. Nuk ka “receta këshillash” apo “fjalë magjike”. Psikologu nuk mund të ndihmojë nëse zgjidhja e një problemi nuk varet vetëm nga specialisti psikolog por lind nevoja dhe e profesionistëve të tjerë si ( mjek, avokat, qëndra rehabilitimi etj ). Gjithashtu zgjidhja tek psikologu nuk vjen kur nevoja të tjera bazike jetësore, apo arsimore dhe elemetët e jashtë janë në dëm të njeriut, bien ndesh me terapinë tek psikologu.

Specialisti psikolog ju ofron një klimë ku mund të ndjeheni i sigurtë dhe i pranueshem, ju ndihmon që të ndërtoni shkathtësitë e nevojshme, i praktikoni dhe përmirësoni ato shkathtësi bashkë, e në fund njeriu përfundon duke e ndihmuar vetveten. Konsulta me një psikolog zhvillohet që ju të ndiheni më mirë nëpërmjet një proces ndryshimi dhe transformimi i cili është i nevojshëm për të rifituar mirëqënien tuaj.

PSIKOLOGE KLINIKE DHE KËSHILLIMI ANXHELA PEZA

KONTAKT 0672058116

KONTAKT 0672058116