“Intelektual kemi plot vetëm se mungon inteligjenca”
13/04/2022
Kërkoj Psikolog
10/10/2023

Iriqët afroheshin me njëri tjetrin dhe shpoheshin nga gjembat. Sapo ato largoheshin kishin ftohtë. Arthur Schopenhauer filozofi gjerman me famë botërore, u përpoq me këtë histori të iriqëve ti përgjigjej pyetjeve ekzistenciale për njeriun…

Si qëndrojmë në një marrëdhënie? A mund të mbijetojmë ne, në një mjedis të përbashkët? Si mund të qëndrojmë në një lidhje duke gjetur hapsirën e duhur, dhe të marrësh ngrohtësinë e partnerit pa u ndjerë e lënduar dhe e vrarë.

Babai i Psikologjisë Frojdi,  e analizoi ketë histori si një nga detyrat e vështira të njeriut është ndërtimi i një marrëdhënie ku secili duhet të ruaj individualitetin, unitetin dhe botëkuptimin e tij.

Fabula është se qëndrimi “bashkë” ka vështirësi kur hapsira mes palëve, kufizohet. Rëndësi ka ndjesia e lirisë edhe duke qënë pranë tjetrit. Respekti mund të tregohet dhe kur gjembat ngatërrohen.

Anxhela Peza

Psikologe Klinike dhe Këshillimi

Psikoterapiste BWRT

Cel 0672058116