Kërkoj Psikolog
10/10/2023

Psikolog-u është profesionisti i cili merret me  aspektet mendore, proceset e saj, sjelljen perceptuese, njohëse, emocionale dhe sociale.

Puna ime si psikologe gjatë një seance; 

  • Mirëpres klientin me dëshirën për ta ndihmuar dhe orientuar profesionalisht për atë që sjell në terapi. 
  • I shpjegoj gjithmonë formën e punës sime, qasjet e mia terapeutike. 
  • I kushtoj një vëmendje të lartë psikoedukimit në formimin e personalitetit të një individi. 
  • I jap rëndësi të veçantë dhe parandalimit të tendencave patologjike që stimulon mjedisi social si familja, puna, shoqëria. 
  • Tregoj llojet e ndërhyrjes në shqetësimin e shfaqur. Teknika, psikanalizë, psikoedukim, metodat relaksuese etj. 

Mite

  1. Disa mendojnë se të shkosh tek psikologu bëhet muhabet. – Por në fakt zhvillohet një bisedë klinike me orjentimin e qasjes psikoterapeutike që psikologu ka. Përfshin aplikimin e teknikave, psikanalizë, psikoedukim, zbatimi i një plani pune të përgatitur për rastin. 
  2. Tek psikologu shkojnë vetëm ato persona që kanë sëmundje mendore, trauma, çrregullime.  – Jo gjithmonë. Psikologu ndihmon në zhvillimin intelektual personal duke rritur nivelin e vetvetes, në vetbesim dhe vetvlerësim. 
  3. Mund të rrish me vite të tëra tek psikologu, asgjë nuk zgjidh. – Marrëdhënia me psikologun është gjithnjë në bashkëpunim. Marrëdhënia ndërpritet nëse klienti mendon se nuk po merr shërbimin sipas pritshmërive. 
  4. Frika se ajo që do të rrëfehet do të dalë jashtë. – Një psikolog e ka me ligj kofidencialitetin e asaj çka thuhet brenda në zyrë. Në rastet kur vetë klienti kërkon të tregojë kjo është përgjegjësi e tij. Psikologu dënohet në raste të nxjerres së sekretit profesional. 

Cilat janë motivet që një individ i drejtohet psikologut;  

  • Keni nevojë të dëgjoni mendimin e një profesionisti për gjërat tuaja. 
  • Ndjeni vetmi, lodhje, stres, parehati. 
  • Probleme në çift, familje, me fëmijët, në punë. 
  • Vështirësi për të folur në publik, të hidhni hapin i pari për të bërë miqësi ose për të propozuar. 
  • Kërkoni të kuptoni më shpejt situatat apo njerëzit që ju rrethojnë.
  • Kërkoni të rrëfeni ngjarjen tuaj e cila vërvitet shpesh në mendje dhe shpirt. 
  • Dëshironi të keni marrëdhënie më të mirë me të tjerët. 
  • Kërkoni të jeni më ambicjoz dhe të sukseshëm. 
  • Doni të rriteni intelektualisht dhe emocionalisht.
  • Keni nevojën të falni, të harroni, të kërkoni dikë. 
  • Një problem që ju shqetëson në jetë tuaj. 
  • Ndjeni vetbesim dhe vetvlerësim të ulët. 
  • Ankth, fobi, frikëra të vazhdueshme.
  • Paranojat dhe Obsesione
  • Depresion
  • Humbjen e një personi të dashur
  • Vdekjen e një familjari
  • Çrregullime gjumi dhe të ngrëni
  • Çrregullime personaliteti
  • Çrregullime seksuale
  • Abuzime seksuale
  • Varësitë si duhani, alkoli, droga, bixhozi.
  • Një diagnozë mjeksore ose psikiatrike. 

Mund të them se çdokush ka nevojën e bisedës me psikologun. Psikologu është rritje personale. Në botë kushdo ka terapistin e tij për veten dhe familjen. Për një mendje të shëndoshë, paqe me veten dhe jetë pozitive. Për këtë përgjegjësi kaq të madhe për njeriun, ndihem e privilegjuar dhe e lumtur me këtë profesion.

ANXHELA PEZA 

PSIKOLOGE KLINIKE DHE KËSHILLIMI

PSIKOTERAPISTE