Historia e IRIQIT
04/01/2023
PSIKOLOG-u
07/12/2023

Kërkoj Psikolog / Psikoterapist
Shpesh kam hasur njerëz të cilët kanë mendimin e gabuar;  se po të shkosh tek psikologu bëhet muhabet. Se qëndrohet me muaj dhe me vite të tëra aty. Apo më e keqja që nuk ndihmohesh. 

Nuk bëhet muhabet por bisedë klinike profesionale, psikoanalizë, aplikimi i teknikave të posaçme për rastin, psikoedukim etj e orjentuar drejt zgjidhjes. 
Marrëdhënia me psikologun është krejtsisht e hapur dhe e ndershme mes palëve. I shpjegohet që në fillim se si trajtohet problemi sa kohë kërkon dhe se çelsi i suksesit qëndron tek dëshira për tu përfshirë totalisht në trajtim. Megjithatë klienti/pacienti mund ta ndërpresë trajtimin kur të dojë. 
Nëse nuk do ekzistonte ndihma dhe shërimi atëherë nuk do kishte as shkencë psikologjie apo të shëndetit mendor e as profesionistët e fushës. 

Dua të nxis dhe të inkurajoj të gjithë se të kërkuarit ndihmë tek psikologu është një proces zhvillimi individual. Është një rritje e metalitetit subjektiv për të përmirësuar jetën e njeriut. 

Në rastet e vështirësive, shqetësimeve, problemeve dhe çrregullimeve të shëndetit mendor, është e “detyrueshme” konsulta dhe terapia me psikologun. 

Seanca e parë mund të jetë informuese për ju, duke ju shpjeguar rreth asaj çështje që ju keni keni paraqitur. Si do të ndihmoheni, si punohet, me terapi të shkurtër apo të gjatë, menaxhimi dhe shërimi i problematikës së paraqitur. 

Kur kërkohet ndihma tek profesionisti psikolog është një ndalesë e cila kërkon respekt dhe mbështetje nga të gjithë ne. 

Psikologe Klinike dhe Këshillimi 
Psikoterapiste BWRT
Anxhela Peza 0672058116