
Kërkoj Psikolog
10/10/2023
Takim me psikologun
11/08/2024
Psikolog-u është profesionisti i cili merret me aspektet mendore, proceset e saj, sjelljen perceptuese, njohëse, emocionale dhe sociale.
Puna ime si psikologe gjatë një seance;
- Mirëpres klientin me dëshirën për ta ndihmuar dhe orientuar profesionalisht për atë që sjell në terapi.
- I shpjegoj gjithmonë formën e punës sime, qasjet e mia terapeutike.
- I kushtoj një vëmendje të lartë psikoedukimit në formimin e personalitetit të një individi.
- I jap rëndësi të veçantë dhe parandalimit të tendencave patologjike që stimulon mjedisi social si familja, puna, shoqëria.
- Tregoj llojet e ndërhyrjes në shqetësimin e shfaqur. Teknika, psikanalizë, psikoedukim, metodat relaksuese etj.
Mite
- Disa mendojnë se të shkosh tek psikologu bëhet muhabet. – Por në fakt zhvillohet një bisedë klinike me orjentimin e qasjes psikoterapeutike që psikologu ka. Përfshin aplikimin e teknikave, psikanalizë, psikoedukim, zbatimi i një plani pune të përgatitur për rastin.
- Tek psikologu shkojnë vetëm ato persona që kanë sëmundje mendore, trauma, çrregullime. – Jo gjithmonë. Psikologu ndihmon në zhvillimin intelektual personal duke rritur nivelin e vetvetes, në vetbesim dhe vetvlerësim.
- Mund të rrish me vite të tëra tek psikologu, asgjë nuk zgjidh. – Marrëdhënia me psikologun është gjithnjë në bashkëpunim. Marrëdhënia ndërpritet nëse klienti mendon se nuk po merr shërbimin sipas pritshmërive.
- Frika se ajo që do të rrëfehet do të dalë jashtë. – Një psikolog e ka me ligj kofidencialitetin e asaj çka thuhet brenda në zyrë. Në rastet kur vetë klienti kërkon të tregojë kjo është përgjegjësi e tij. Psikologu dënohet në raste të nxjerres së sekretit profesional.
Cilat janë motivet që një individ i drejtohet psikologut;
- Keni nevojë të dëgjoni mendimin e një profesionisti për gjërat tuaja.
- Ndjeni vetmi, lodhje, stres, parehati.
- Probleme në çift, familje, me fëmijët, në punë.
- Vështirësi për të folur në publik, të hidhni hapin i pari për të bërë miqësi ose për të propozuar.
- Kërkoni të kuptoni më shpejt situatat apo njerëzit që ju rrethojnë.
- Kërkoni të rrëfeni ngjarjen tuaj e cila vërvitet shpesh në mendje dhe shpirt.
- Dëshironi të keni marrëdhënie më të mirë me të tjerët.
- Kërkoni të jeni më ambicjoz dhe të sukseshëm.
- Doni të rriteni intelektualisht dhe emocionalisht.
- Keni nevojën të falni, të harroni, të kërkoni dikë.
- Një problem që ju shqetëson në jetë tuaj.
- Ndjeni vetbesim dhe vetvlerësim të ulët.
- Ankth, fobi, frikëra të vazhdueshme.
- Paranojat dhe Obsesione
- Depresion
- Humbjen e një personi të dashur
- Vdekjen e një familjari
- Çrregullime gjumi dhe të ngrëni
- Çrregullime personaliteti
- Çrregullime seksuale
- Abuzime seksuale
- Varësitë si duhani, alkoli, droga, bixhozi.
- Një diagnozë mjeksore ose psikiatrike.
Mund të them se çdokush ka nevojën e bisedës me psikologun. Psikologu është rritje personale. Në botë kushdo ka terapistin e tij për veten dhe familjen. Për një mendje të shëndoshë, paqe me veten dhe jetë pozitive. Për këtë përgjegjësi kaq të madhe për njeriun, ndihem e privilegjuar dhe e lumtur me këtë profesion.
ANXHELA PEZA
PSIKOLOGE KLINIKE DHE KËSHILLIMI
PSIKOTERAPISTE




