Psikologu online dhe seancat psikologjike
03/05/2020
Probleme me ankthin
16/06/2020
Lini takimin tuaj: Cel:0672058116
Psikologe Anxhela Peza

Këshillimi psikologjik ndihmon njeriun për të kuptuar vetveten, të orientohet mbi problemin emocional dhe psikologjik që ka. Çdo psikolog ndjek një perspektivë të caktuar në formimin e tij profesional. Seancat zgjasin rreth 50-60 minuta me një frekuencë një herë në javë. Në përgjithësi 2-3 senacat e para nevojiten për të kuptuar tipologjinë e problemit, dhe se si do mund të programohen senacat në vazhdim. Ama jo gjithmon është e mundur të përcakohet paraprakisht kohëzgjatja e terapisë. Kjo varet nga lloji i shqëtesimit (çrregullimit) psikologjik dhe motivimi i personit për ndryshim. Gjysma e punës është kur klienti e ka gadishmërinë për të përmisuar cilësinë e jetës. Unë punoj me terapi të shkurtër 10-16 senaca ama sipas specifikës së shqetësimit mund të shkojë më pak ose më shumë. Kjo mund ti komunikohet klientit gjatë seancave. Konsulencat online kanë të njejtën proçedurë